Shitet apartament ne projektin Turquoise Marina ne zonen e Hamallaj ngjitur me Valamar Residence. Apartamenti ndodhet ne nje ndertese trekateshe ne mes te vilave, ngjitur me kanalin e ankorimit te jachteve, dhe shume prane zones se Acquaparkut. Ndodhet ne katin e fundit dhe perbehet nga 2 dhoma gjumi, dy tualete, nje soxhorno dhe nje verande 60m2 ne forme te rregullt e cila mund te kompozohet si nje ambjent fantastik outdoor. Cilesia e ndertimit eshte maksimale , dhe nentoke ofrohet edhe nje post parkimi nese kerkohet me cmim 20.000 EUR. Ndertesa eshte ne faze instalimesh elektrike dhe perfundon ne pranveren e ardhshme.
Turquoise Marina eshte projektuar per te qene epiqendra e turizmit elitar ne zonen e Gjirit te Lalzit, duke marre parasysh se eshte e para qe ofron mundesine e parkimit gjithevjetor te mjeteve te lundrimit per residentet, si dhe nje zone argetimi Acquapark me nje numer te konsiderueshem pishinash. Afersia me Tiranen dhe aeroportin, e ben nje investim per perdorim gjithevjetor me norme kthimi shume te kenaqshme. Shitet me cmim 2500 EUR/M2 apartamenti dhe 50% te vleres veranda. Cmimi eshte i diskutueshem